Tiranë, qendra e masazheve përdorej për prostitucion, arrestohen 4 vajza e një menaxher

45

Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Bëhet fjalë për shtetasin F.H., menaxher i një qendre masazhi në kryeqytet, pasi dyshohet se rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje janë proceduar penalisht edhe 4 shtetase, për veprën penale “Prostitucion”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here