Ballina Aktualitet Tiranë, pushohet akuza e korrupsionit për ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika

Tiranë, pushohet akuza e korrupsionit për ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika

Ish-kreut të ARRSH-së, Dashamir Xhikës i është pushuar akuza e korrupsionit në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan. Ndaj tij tashmë rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

Në lidhje me këtë Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur moskompetencë për dosjen e ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, duke ia kaluar Gjykatës së Tiranës.
Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku akuzohen per abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë, ndërsa kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, deri në përfundimin e saj, sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2011 mes shtetit dhe bankës islamike.