Ballina Aktualitet Tiranë, punonjësi i Gardës së Republikës vret bashkëshorten me armën e shërbimit

Tiranë, punonjësi i Gardës së Republikës vret bashkëshorten me armën e shërbimit

Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare me inicialet E. S. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në banesën e çiftit në Allias, në Tiranë, ndërsa autori i vrasjes Alket Arapaj është arrestuar.

Deri tani, nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë 44-vjeçarin të vrasë bashkëshorten e tij me armën e shërbimit.

Burimet zyrtare policore në Tiranë bëjnë të ditur se efektivët e Komisariatit të Policisë së Shtetit Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin Alket Arapaj, 44 vjeç, punonjës në Gardën e Republikës, pasi, rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e vet.