Ballina Aktualitet Tiranë, punimet në rrugën e Elbasanit, ARRSH njofton devijimin e trafikut (VIDEO)

Tiranë, punimet në rrugën e Elbasanit, ARRSH njofton devijimin e trafikut (VIDEO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, nga sot deri ditën e enjte, kalimi në aksin Tiranë – Elbasan do të bëhet vetëm përmes rrugës së vjetër ekzistuese. Devijimi i qarkullimit përgjatë këtyre tri ditëve do të bëhet në kuadër të përfundimit të pjesës kryesore të punimeve në segmentin drejt tunelit të Krrabës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikohen dorëzimin dhe hapjen e trafikut në këtë segment duke filluar nga data 14 mars, dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve. Devijimi i trafikut në rrugën e vjetër ekzistuese Tiranë – Elbasan është i domosdoshëm për të mundësuar përfundimin e punimeve në rrugën e re.

Pas Ditës së Verës, të dyja karrexhatat e rrugës deri në Ibë do të jenë të kompletuara me të gjithë elementët e sigurisë rrugore, në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë të trafikut, sipas drejtimeve respektive të lëvizjes.