Ballina Aktualitet Tiranë, protestuesit “gjobisin” policinë

Tiranë, protestuesit “gjobisin” policinë

Prej ditësh protesta e studentëve ka “pushtuar” ekranet televizive prej pjesëmarrjes masive, ku vëmendje të madhe kanë marrë mesazhet e dhëna nga pankartat.

Pasditen e sotme, disa prej tyre vendosën të bllokojnë “Zogun e Zi” pasi kryeministrit Edi Rama i mbaroi afati (ora 16:00) për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Një pankartë është krijuar sot vetëm për Policinë e Shtetit, të cilëve i vendos një gjobë të lartë.

“Tani kemi rradhën ne për të vënë gjobë 100000000000 €”, – shkruhej në pankartë.

Edhe në 6 ditët e kaluara ka patur mjaft të tilla që shprehnin mesazhe duke përdorur doza të larta ironie, të cilat i dedikoheshin kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe politikanëve të tjerë.