Ballina Aktualitet Tiranë, protestë para Bashkisë

Tiranë, protestë para Bashkisë

Pak minuta më parë një protestë nisi të zhvillohej para godinës së Bashkisë së kryeqytetit.

Dhjetëra qytetarë kanë kërkuar largimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shprehën se politikanëve të korruptuar iu ka ardhur dita për t’u larguar nga vendi.

Për më shumë se 30 minuta, protestuesit kanë bllokuar rrugën mes bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë, si shkaktare për jetën gjithnjë e më të vështirë e më të shtrenjtë në Tiranë.

Me pankarta në duar “E duam bashkinë pa Erion Velinë”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, “E duam Shqipërinë pa Erion Velinë”, ata u shprehën se përballja e madhe me qeverinë do të jetë ajo e 16 shkurtit.