Ballina Aktualitet Tiranë, protesta, Universiteti i Mjekësisë heq tarifat e shërbimeve për studentët

Tiranë, protesta, Universiteti i Mjekësisë heq tarifat e shërbimeve për studentët

Në ditën e 13 të protestës, pikërisht kur studentët kanë përshkallëzuar “revoltën” e tyre, madje duke i vendosur drynin e shirita disa prej fakulteteve në Tiranë, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka vendosur të mbështesë kërkesat e tyre.

Në një vendim të fundit të senatit të UM është rënë dakord që të hiqen të gjitha tarifat e shërbimeve për studentët.

Në mbledhjen e përbashkët me Bordin e Administrimit, Administratorin, Rektoratin, Dekanët dhe Drejtorët përkatës të Rektoratit, Senati shqyrtoi me përgjegjësi të lartë kërkesat e paraqitura nga Këshillat Studentore të UMT-së.