Ballina Aktualitet Tiranë, protesta “Unaza e Re” sërish para Bashkisë me tymuese

Tiranë, protesta “Unaza e Re” sërish para Bashkisë me tymuese

Protesta e banorëve të Unazës së Re vazhdon të vijojë edhe ditën e sotshmë para Bashkisë së Tiranës.

Por sot situata paraqitet e tensionuar, pasi banorët kanë hedhur tymuese, vezë e shashka drejt Bashkisë, duke i bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj të tërheqë vendimin.

Rreth 200 banorë me thirrje dhe me një banderolë të madhe ku shkruhet “Mashtrim” e quajnë korruptiv projektin që do u prishë shtëpiat e bizneset tek zona e Astirit, duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do prishen, të legalizuara apo jo.

Përpara Bashkisë sot ka një numër të shtuar të policisë ku përfshihen Policia e Rendit, Policia Bashkiake dhe Forcat Shqiponja.