Ballina Aktualitet Tiranë, protesta para Kuvendit, Xhixho e LSI: Ky parlament është i paligjshëm

Tiranë, protesta para Kuvendit, Xhixho e LSI: Ky parlament është i paligjshëm

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit në zgjedhjet e vitit 2017, Erisa Xhixho, e cila ka refuzuar mandatin e deputetes, gjatë fjalës së saj në protestë tha se parlamenti i vërtet është mes njerëzve dhe jo parlamenti ilegjitim i votave të blera.

“Jam një njeri i lirë sot në vendin tim dhe si një njeri i lirë kam zgjedhur të jem pjesë e këtij parlamenti sepse ky është parlamenti i vërtetë i njerëzve të lirë dhe jo si ai atje, një parlament ilegjitim, parlament i votave të vjedhura, një parlament që ka prodhuar një qeveri të oligarkëve dhe një qeveri të bandave që absolutisht ka sjellur një vuajtje çdo ditë të qytetarëve të mi, sepse Edi Rama sot është vetëm, ndërsa ne jemi shumë në këtë shesh dhe në të gjithë Shqipërinë,” – tha Xhixho, teksa gjendej mes protestuesve të mbledhur pranë selisë së Kuvendit.