Ballina Aktualitet Tiranë, protesta para Kuvendit, Shehi: Ne nuk jemi mrekullia, por Rama është...

Tiranë, protesta para Kuvendit, Shehi: Ne nuk jemi mrekullia, por Rama është e keqja më e madhe

Teksa deputetët e opozitës së bashkuar po flasin me radhë para protestuesve duke deklaruar dorëzimin e mandatit të deputetit, një prej tyre ka qenë edhe kreu i LZHK, Dash Shehi, i cili është pritur me ovacione dhe brohoritje teksa hipi në podiumin e improvizuar.
Sipas tij Rama është e keqja më e madhe që na ka ranë këto 30 vjet në Shqipëri.

“Ky zotëria që duam të përzemë është e keqja më e madhe që na ka ra këto 30 vjet. As ne nuk jemi mrekullia, shkëlqimi, pa huqe por si ky nuk i kishte ra Shqipërisë prandaj duhet ta përzejmë. Ky që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë duke hudh helmin kundër shqiptarëve, ky që pretendon të bashkojë Shqipërinë me Kosovën do të ndajë dhe Shqipërinë nëse e lëmë, por nuk kemi për ta lënë kjo rrugë është e gjatë dhe e vështirë, por nuk a kthim mbara dhe nuk kemi rrugë tjetër, – tha ai. – Ky do ta ndajë dhe Shqipërinë nëse e lemë, por nuk do ta lëmë, se s’kemi rrugë tjetër. Kjo që po bëjmë bëhet për të mirën e Shqipërisë. Nuk na kanë lënë shteg, do vijë dita që do i kthehemi sallës, por do ti kthehemi si burra,” – u shpreh Dash Shehi.