Ballina Aktualitet Tiranë, protesta para Kuvendit, policia kontroll automjeteve të nisura nga Lezha

Tiranë, protesta para Kuvendit, policia kontroll automjeteve të nisura nga Lezha

Opozita ka paralajmëruar sot në orën 10:00 protestë para godinës së parlamentit, ndërsa shumë qytetarë nga rrethet i janë drejtuar kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në tubim.

Mësohet se nga Lezha, Kurbini dhe Mirdita si dhe njësite vendore përkatëse janë me dhjetëra automjete dhe autobusë që janë nisur në drejtim të Tiranës.

Sipas disa protestuesve, automjetet po kontrollohen ne dalje të Laçit nga policia por deri me tani nuk janë shënuar incidente.