Ballina Aktualitet Tiranë, protesta para Kuvendit, kryedemokrati Basha mbërrin në selinë e PD

Tiranë, protesta para Kuvendit, kryedemokrati Basha mbërrin në selinë e PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pak para protestës së paralajmëruar para Kuvendit ka mbërritur në selinë e PD-së. Mësohet se Basha pritet të dalë nga godina e PD-së për t’iu bashkuar protestuesve.

Protestuesit pritet të përdorin të njëjtën parullë ashtu si më 16 shkurt “Rama ik”. Pak para futjes brenda në selinë blu, Basha është përshëndetur me demonstruesit.