Ballina Aktualitet Tiranë, protesta para Kuvendit, Basha: I vumë kyçin Parlamentit të krimit, nisim...

Tiranë, protesta para Kuvendit, Basha: I vumë kyçin Parlamentit të krimit, nisim rrugëtimin e shpresës

Pasi dorëzoi mandatin e deputetit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvendosur protestuesit para selisë blu, duke u bërë thirrje atyre të qëndrojnë aty pasi, siç u shpreh ai “opozita e bashkuar i vuri kyçin Parlamentit të krimit”.

“Nga sot nis rrugëtimi i Shpresës,” – u shpreh basha duke paralajmëruar edhe protesta në të gjithë vendin.

“Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja. Ne duam t’i japim fund padrejtësisë, pandëshkueshmërisë. Me zgjedhje të lira do të kemi një qeveri për popullin dhe të popullit. Shqipëria do të ketë një të ardhme. Ky është mesazhi i popullit të bashkuar,” – u shpreh Basha.

Kreu demokrat e mbylli fjalën e tij duke kënduar edhe Himnin Kombëtar.