Ballina Aktualitet Tiranë, protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA: Refuzoni dhunën, tregohuni të përmbajtur

Tiranë, protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA: Refuzoni dhunën, tregohuni të përmbajtur

Pak orë pas nisjes së protestës së opozitës para Parlamentit, Ambasada e SHBA në Tiranë ka kërkuar nga qytetarët të cilët protestojnë që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën.

Gjithashtu ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.

“🇦🇱️ | Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur,” – njofton ambasada e SHBA.

Hgb