Ballina Aktualitet Tiranë, protesta para Drejtorisë së Policisë së Shtetit, opozita kërkon lirimin e...

Tiranë, protesta para Drejtorisë së Policisë së Shtetit, opozita kërkon lirimin e të arrestuarve

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita e bashkuar është mbledhur për të protestuar para Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në Tiranë, duke dënuar, sipas saj, aktin e dhunimit të qytetarëve dhe të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapit, gjatë protestës së mbrëmshme.

Përfaqësues të shumtë të Partisë Demokratike qëndruan në krah të qytetarëve, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe Aurela Basha, bashkëshortja e liderit demokrat Lulzim Basha. Ndërkohë, dhjetra efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen aty për të mbajtur situatën nën kontroll.

Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe drejtuesit e forcave aleate të Partisë Demokratike, si Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj.

Pas protestës së mbrëmshme të forcave politike opozitare, Policia e Shtetit ka ndaluar më shumë se 50 persona.