Tiranë, protesta, njihuni me pedagogen militante, që shkon sa nga PD, sa te LSI

41

Pedagogia lirjana Kuçana u shfaq sot përkrah studentëve protestues duke i kërkuar atyre ta mbronin fort kauzën e tyre. Por rasti i Kuçanës nuk është ai i një pedagogeje që e shqetëson vërtet fati i sistemit arsimor në vend, e që për këtë arsye i bashkohet spontanisht protestës.

Kuçana, ish militantja e flaktë e Partisë Demokratike njihet gjerësisht si gruaja e Agron Xhafës, ish-drejtorit të aeroportit të Kukësit, i proçeduar penalisht. Sot Kuçana dhe bashkëshorti i saj njihen si miqtë e ngushtë të familjes Meta. Ish ekstremistja e PD, adhuruese e Sali Berishës, është konvertuar tashmë në simpatizante të zjarrtë të LSI-së.