Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e veçantë e studentëve ditën e nesërme

Tiranë, protesta e veçantë e studentëve ditën e nesërme

Protesta e studentëve vijon edhe pse shumica prej tyre janë pushim.

Ata kanë vendosur që të protestojnë çdo ditë në mënyrë sa më artistike, e këtë gjë pritet ta bëjnë edhe nesër.

Ata kanë vendosur që të bëjnë një ekspozitë me 99 pankartat më të bukura të protestës. 9 pankarta do jenë të mëdha, 9 Meme, dhe 81 pankarta A3 që në total bëhen 99.

Protesta është vendosur të mbahet sërish përballë Kryeministrisë.