Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve zhvendoset tek Kuvendi, nis instalimi i FNSH

Tiranë, protesta e studentëve zhvendoset tek Kuvendi, nis instalimi i FNSH

Me afrimin e orës 10:00, kohë në të cilën është paralajmëruar edhe protesta e studentëve pranë Kuvendit, atje ka nisur edhe përqëndrimi i forcave të ruajtjes së rendit, përfshirë këtu edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e saj të nëntë, ndërkohë që mbrëmë mjaft prej tyre kanë qëndruar gjatë gjithë natës përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Sot, krahas grumbullimeve tashmë të përditshme tek dy institucionet e sipërpërmenduara, studentët do të mblidhen edhe para Kuvendit, për t’ua bërë të ditur edhe deputetëve kërkesat e tyre, ku më kryesorja është përgjysmimi i tarifave të studimit.