Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve zhvendoset para Parlamentit

Tiranë, protesta e studentëve zhvendoset para Parlamentit

Protesta e studentëve sot është zhvendosur para parlamentit.

Ndërkohë që sot zhvillohet seanca plenare ku do të diskutohet dekreti i Presidentit për buxhetin, studentët do të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, këtyre kërkesave i është bashkuar edhe ajo për rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.

Pas grumbullimit nëpër Fakultete, ata kanë njoftuar se në orën 10:00 do të marshojnë drejt Parlamentit.