Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, zhvendoset drejt Kryeministrisë

Tiranë, protesta e studentëve, zhvendoset drejt Kryeministrisë

Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, studentët kanë vendosur ta zhvendosin protestën e tyre drej Kryeministrisë.

Në ditën e nëntë të protestës, rikujtojmë se studentët nisën marshimin nga sheshi Nënë Tereza drejt Parlamentit, duke protestuar me libra e Kushtetutë në duar, e duke mos pranuar dialogun me kryeministrin Edi Rama, pa u përmbushur kërkesat e tyre.

Ata shprehen se do vazhdojnë të jenë të bashkuar, pavarësisht zërave për përçarje.

“Kjo nuk është përçarje, do jemi të gjithë bashkë. Vendimi u mor shumë spontanisht, nuk ka përçarje mes studentëve. Do kthehemi nga Kryeministria,” – tha një nga studentët.