Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, vitaliteti në parrulla i brezit të ri që...

Tiranë, protesta e studentëve, vitaliteti në parrulla i brezit të ri që kërkon më shumë (FOTO)

Edhe në ditët më të vështira, edhe gjatë protestës që janë duke zhvilluar që prej një jave tashmë, studentët kanë ditur të tregojnë se janë pjesa më vitale e shoqërisë, pjesa me imagjinatën më të shfrenuar, pjesa me ëndrrat më të bukura, me shpresat më të mëdha për të ardhmen. Mjafton të shohësh parrullat që mbajnë në duar, dhe e kupton lehtësisht se ku qëndron dhe jeton inteligjenca therëse e popullit tonë.

Protesta e studentëve ka në thelb një numër kërkesash për një arsim të lartë më të mirë, por jo vetëm. Mesazhet e tyre në parrulla shkojnë edhe më larg, ato janë dëshmi e faktit se gjendja aktuale e arsimit e ka një arsye, arsye e cila qëndron tek shteti dhe pushteti.

Pikërisht këtë shtet dhe pushtet, duke e vënë në lojë me parrullat e tyre, studentët kërkojnë që ta ndryshojnë, ta përmirësojnë, kërkojnë që shteti dhe pushteti të mos u mohojë të ardhmen.