Ballina LAJME Tiranë, protesta e studentëve, Vasili: Rama, armik i studentëve

Tiranë, protesta e studentëve, Vasili: Rama, armik i studentëve

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hedhur poshtë amendamentet e propozuara nga LSI në lidhje me plotësimin e kërkesave të studentëve.

Sipas tij, LSI paraqiti sot disa amendamente për buxhetin, që reflektonin kërkesat e studentëve, ndërkohë që e ka cilësuar turp refuzimin e Ramës.

“Këto janë amendamentet e studentëve për buxhetin që LSI vetëm i i çoi në sallën e parlamentit për të zgjidhur kushtet çnjerëzore të tyre dhe ky kryeministër i paturp i hodhi poshtë, i refuzoi, i perbuzi,” – shkruan Vasili në një status në profilin e tij në Facebook.