Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, urimi “ironik” për Kryeministrin

Tiranë, protesta e studentëve, urimi “ironik” për Kryeministrin

Studentët e universiteteve publike edhe pse të paktë në numër vijojnë protestën. Ata në këtë fundvit vijnë me një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe politikën.

Ata kanë shpalosur një banderolë të madhe para Kryeministrisë dhe kanë uruar shqiptarët që për vitin 2019 të kenë një kryeministër që e do Shqipërinë.

Mes ironisë ata kanë ‘thumbuar’ Kreun e qeverisë, teksa ky i fundit mbante një konferencë për shtyp me gazetarët.

Studentët prej kohësh protestojnë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre, ndërsa pak ditë më parë Rama doli me një Pakt për Universitetin, ku u miratuan 11 VKM. Por ata nuk janë pajtuar me ato vendime dhe kanë lajmëruar protesta të fuqishme në janar.