Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve: T’i bllokojmë rrugën deputetëve derisa të votojnë ligjin

Tiranë, protesta e studentëve: T’i bllokojmë rrugën deputetëve derisa të votojnë ligjin

Ndërkohë që vijon seanca plenare në Kuvend, studentët kanë ngritur tonet për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, me libra e Kushtetutë në duar.

Nga jashtë godinës së Kuvendit, një nga të rinjtë e pranishëm në protestë ka kërkuar që t’i bllokojnë rrugën deputeteve.

“Unë kam marrë mesazhe kërcënuese nga fakulteti im dhe pedagogët e mi. Unë kam kushte për të paguar por dua të jem këtu.  Rrënjët në Shqipëri janë shumë të kalbura. Nuk e di ku i kam shokët e mi sot, se kanë ikur nga Shqipëria, pse duhet të ikim edhe ne. Tani mbaron seanca, kush është t’i bllokojmë rrugën deri sa të votojnë ligjin tone,” – u shpreh ai.

Me argumentin se është institucioni që vendos për ligjet, studentët kanë marshuar drejt Kuvendit. Nga policia nuk është kërkuar që mos tubohet por është kërkuar që të mbajnë distancë pasi është krijuar një kordon i dytë policor.

Nuk dihet nëse do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve, pasi varet nga numri i studentëve që do marrin pjesë në protestë.