Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, tension para Kryeministrisë

Tiranë, protesta e studentëve, tension para Kryeministrisë

Prej orës 11:00, qindra studentë janë para Kryeministrisë dhe protestojnë duke kërkuar vendimmarrje për tetë kërkesat e tyre. Protesta mbështetet nga qytetarët, ndërkohë që dhjetra forca policie janë në gatishmëri pranë Kryeministrisë. Disa studentë janë kapur krah për krah dhe kanë shkuar pranë kordonit të policive, duke krijuar edhe një lloj tensioni.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, edhe pse i ka poshtë dritares studentët, sërish i fton në dialog përmes rrjetit social Instagram.

Studentët nuk pranojnë negociata dhe as dialog për plotësimin e tetë kërkesave, ndërkohë që pjesëmarrja edhe e qytetarëve në këtë tubim ka shtuar masat e sigurisë. Njëkohësisht, siç edhe ishte paralajmëruar, protestës sot i janë bashkuar dhe studentë nga Korça, Elbasani, Durrësi e Shkodra.