Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, sot sërish para Kryeministrisë

Tiranë, protesta e studentëve, sot sërish para Kryeministrisë

Edhe pse ndodhen në periudhën e pushimeve të fundvitit, studentët kanë vendosur të vijojnë protestën e tyre edhe ditën e sotme, para godinës së Kryeministrisë.

Në orën 11:00 është paralajmëruar nisja e protestuesve nga vatrat e nxehta në kryeqytet dhe në orën 12:00 vendosja në selinë e Kryeministrisë.

Në protestën e sotme pritet që të bashkohen edhe banorët që preken nga zgjatimi i buleverdit, ata të bregut të lumit, ata të Unazës apo Shkozës por edhe të ardhur nga diaspora.

Një ditë më parë u zhvillua edhe nje proteste tjetër e të gjithë atyre të ardhurve nga diaspora.

Ndërkohë që studentët kanë premtuar rinisjen e protestave në datën 7 janar.