Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, shtohet një pikë tjetër në listë

Tiranë, protesta e studentëve, shtohet një pikë tjetër në listë

Protesta e studentëvë në ditën e tetë të tyre pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit vijon ende, dhe listës së kërkesave të tyre iu është shtuar edhe një kërkesë e re.

Tanimë në listë ka nëntë kërkesa, kjo pasi studentët shtojnë një pikë tjetër në kërkesat e tyre. Nisur nga procedimi penal i ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, studentët kërkojnë heqjen e procedimeve penale.

“Hiqni procedimet penale për studentët,” – kanë bërë thirrje ata.

M efletë të bardha formati në duar ndryshe nga ditët e tjera, ata i janë përgjigjur vazhdimisht kryeministrit se nuk do të ketë asnjë bisedim por veç plotësim të kërkesave të tyre.