Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, Rama: Po tetë pikave, me dialog

Tiranë, protesta e studentëve, Rama: Po tetë pikave, me dialog

Në të njëjtën kohë kur dhjetra studentë qëndrojnë prej disa orësh poshtë zyrës së tij në pritje të përgjigjes për 8 kërkesat e tyre, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Instagram, Rama u ka kthyer sërish përgjigje pozitivisht studentëve se ishte dakord me të gjitha kërkesat e tyre, por nga ana tjetër nevojitej dialogu.

Këtë qëndrim kryeministri kishte edhe ditën e djeshme në Kuvend, po ashtu edhe në mbledhjen me rektorët dhe dekanët, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut, ndërsa studentët i bënë thirrje që të mbledhë nesër një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me një afat deri në orën 16:00.

Po ashtu protestuesit paralajmëruan për faktin se nëse nuk mblidhej Kuvendi, do të kishte një protestë kombëtare.

C197c126 E1ed 4652 895f C3b31f086578