Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, Rama: Ne duhet të dialogojmë

Tiranë, protesta e studentëve, Rama: Ne duhet të dialogojmë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ftimin e studentëve në dialog, ndërkohë që këta të fundit protestojnë prej 12 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Por ndërkohë që kreu i qeverisë kërkon të flasë për zgjidhjen e këtyre 8 pikave, për të cilat ka deklaruar se do të japë edhe më shumë, nga ana e studentëve nuk ka asnjë lëshim. Ata kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre pa dialog.

Kësaj radhe Rama ka gjetur një shprehje të ish-zonjës së parë, politikanes, diplomates dhe aktivistes amerikane Eleanor Roosevelt për t’i bërë thirrje, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë së bashku ose do të mësojmë të jetojmë së bashku dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë së bashku ne duhet të dialogojmë- Eleanor Roosevelt,” – shkruan Rama në Instagram.

Rama Insta