Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, Rama: I shoh kadrinjtë të agjituar

Tiranë, protesta e studentëve, Rama: I shoh kadrinjtë të agjituar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një mesazhi në ‘Twitter’ ndaj ‘kadrinjve’ që sipas tij janë agjituar pas protestave të studentëve, pasi dhjetori iku pa revolucion.

Mes ironisë kreu i qeverisë iu bën me dije ‘kadrinjve’ se të tilla stinë do kalojnë akoma. Po ashtu Rama shton se PS po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga ‘shuplaka’ e studentëve për qeverinë.

“I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë🤭Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma,” – shkruan Rama.