Ballina LAJME Tiranë, protesta e studentëve, Petrit Vasili: Rama i do të gjithë “gdhë”...

Tiranë, protesta e studentëve, Petrit Vasili: Rama i do të gjithë “gdhë” si vetja

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar edhe sot për protestën e studentëve. Në një status në Facebook, Vasili ironizon kryeministrin Rama duke thënë se “ai i do të gjithë gdhë, si vetja”.

Reagimi i Vasilit
”Kryeminister i mbaruar, i do të gjithë gdhë si vetja. Ministrja e Arsimit me mesatare 5.9.
Me këtë kryeministër shkollëpak, që kemi edhe 2.9 po ta kishte shumë do ishte, bile edhe pa diplomë fare do ishte akoma më mirë. Ky i do të gjithë gdhë si vetja, se ky ka alergji nga shkenca, kërkimi shkencor, universiteti, akademizmi, ky do thjesht vetëm një gjë: rruajtje lekësh, eurosh, dollarësh… ç’të jenë e ç’të dalë”.