Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, opozita “thyen” bojkotin e Kuvendit

Tiranë, protesta e studentëve, opozita “thyen” bojkotin e Kuvendit

Protesta e studentëve duket se i ka dhënë fund, qoftë edhe pjesërisht, bojkotit të opozitës në Kuvend. Kauza e studentëve i ka kthyer ata në sallën e seancave plenare.

Sipas të dhënave paraprake, grupi i deputetëve të opozitës nuk do të jetë plotësisht i pranishëm, por do të dërgojnë një përfaqësi të tyren. Sot, në Kuvend, do të jenë të pranishëm disa deputetë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet se të pranishëm në sallën e Kuvendit tashmë janë deputetët demokratë Ervin Salianji, Izmira Ulqinaku, Valentina Duka dhe Luçiano Boçi, ndërkohë që nga LSI janë deputetët Petrit Vasili, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.