Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve nuk njeh dorëzim

Tiranë, protesta e studentëve nuk njeh dorëzim

Protesta e studentëve mbi plotësimin e kushteve të vendosura prej tyre, drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, vijon çdo ditë e mesa duket nuk njeh dorëzim.

Ndonëse herë në numër të madh e herë më pak, studentët prej rreth dy javësh vazhdojnë me këmbëngulje protestat e tyre para dritares së kryeministrit.

Deri tani nuk ka pasur një përgjigje pozitive për dialog ndaj këtij të fundit, megjithëse ai ka zhvilluar dy takime me studentë e pedagogë në dy fakultete.

Nesër studentët kanë paralajmëruar sërish bojkotim të mësimit dhe nisjen e protestës në orën 10:00 tek korpusi universitar.

“Kauza në dorën e studentëve! Arsim cilësor, bashkëkohor, fuqizues, për të gjithë dhe politika arsimore transparente dhe llogaridhënëse. Nesër, datë 19 dhjetor, studentët bojkotojnë mësimin dhe takohemi të gjithë tek korpusi universitar në orën 10:00,” – thuhet në njoftimin e studentëve.