Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve nis marshimin drejt Kryeministrisë

Tiranë, protesta e studentëve nis marshimin drejt Kryeministrisë

Studentët kanë vendosur të mos heqin dorë nga Lëvizja e tyre.

Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta.

Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, një objektiv i qëllimtë i tyre.

Në Tiranë, një grup studentësh janë mbledhur tek Korpusi universitar, ndërkohë që disa studentë kanë qëndruar gjatë gjithë natës para Kryeministrisë.

Studentët e mjekësisë dhe shkencave kanë shkuar drejt Kryeministrisë, ndërsa Gjeologjiku, Filologjiku dhe Artet tek Ministria e Arsimit duke vijuar kështu protestën e tyre në ditën e tetë.