Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Tiranë, protesta e studentëve, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Pas gdhirjes në orët e vona pranë godinës së Kryeministrisë duke sfiduar të ftohtin, protesta e studentëve ka vijuar edhe sot, duke çelur kështu hapjen e ditës së saj të dhjetë.

Studentët janë shprehur se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, pavarësisht kushteve atmosferike.

Protesta është organizuar sërish në Fakultetet përkatëse, dhe tashmë ka nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen  vetëm përmes dialogut.