Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, nis grumbullimi para Kuvendit

Tiranë, protesta e studentëve, nis grumbullimi para Kuvendit

Me qindra studentë kanë nisur të grumbullohen para Kuvendit, ndërsa qindra të tjerë janë ende duke ardhur nga të gjitha rrugët e Tiranës. Studentët marshojnë me thirrjet “Ulni tarifat! Do të fitojmë!”

Studentët mbeten të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj dialogu me kryeministrin Edi Rama, pa u miratuar më parë tetë kërkesat që kanë parashtruar, ku më kryesorja është përgjysmimi i tarifave të studimit.