Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, ministri Lleshaj: Asnjë procedim penal

Tiranë, protesta e studentëve, ministri Lleshaj: Asnjë procedim penal

Në fjalën e tij të parë në një seancë plenare parlamentare që prej emërimit dhe dekretimit si ministër i brendshëm, Sandër Lleshaj ka dashur të saktësojë për opinionin publik se “nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit.”

“Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar dje lidhur me pakumtimësinë e atij lajmi ose, më saktë, të kësaj ndërhyrjeje të Policisë, e në momentin e parë që gjeta kohë për t’u marrë me këtë çështje i kërkova informacione të detajuara Policisë së Shtetit. Për befasinë time, rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka pasur asnjë procedim penal, ndaj askujt,” – tha ndër të tjera ministri i brendshëm Lleshaj.