Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve me pankarta para Kryeministrisë

Tiranë, protesta e studentëve me pankarta para Kryeministrisë

Edhe pse thanë se do të rikthehen në janar, sërish para kryeministrisë, studentët kanë zgjedhur sot një tjetër mënyrë për të protestuar. “Pak art me pankart” kështu e kanë quajtur protestën e sotme, duke ngritur disa stenda me letra me mesazhe për kryeministrin Edi Rama.

Me gjithë paktin për Universitetin, të prezantuar dje nga kreu i qeverisë, studentët vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre.

“Në 13 minuta fjalim rrit pagat, ul taksat, rrit pensionet. Në 2 orë fjalim me veten nuk bën asgjë”, “Gjinos u poqën fiqtë po i shiti që të paguajë tarifën”; “Babagjyshi nuk do të vij këtë vit sepse është rritur tarifa”, ishin disa prej memeve të zgjedhura nga studentët.