Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, mbështetje edhe nga Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë-Durrës

Tiranë, protesta e studentëve, mbështetje edhe nga Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë-Durrës

Kisha Katolike, me anë të një deklarate të lëshuar nga Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë-Durrës, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e studentëve dhe kërkesat që ata kanë parashtruar për zgjidhje.

“Ne, Konferenca Ipeshkvore e Kishës Katolike në Shqipëri, tashmë kemi shprehur solidaritetin tonë me studentët, veçanërisht me ata që vijnë nga familje të varfëra, që po protestojnë për kushtet më të favorshme në sistemin arsimor,” – theksohet se deklaratën e lëshuar nga Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë-Durrës.

Teksa vlerëson mënyrën civile dhe paqësore me të cilën protesta është duke u zhvilluar, Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë-Durrës bën të ditur se “jemi shumë të vetëdijshëm se sistemi aktual e bën shumë të vështirë që studentet të përballojnë të gjithë shpenzimet …, duke konsideruar jo vetëm paranë që kërkohet nga universiteti, por edhe librat, konviktin, dhe paranë që shumë profesorë të paskrupullt kërkojnë për provimet.”