Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, Lubonja: Shtoi shpresën për liri në vend

Tiranë, protesta e studentëve, Lubonja: Shtoi shpresën për liri në vend

Publicisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja gjatë një emisioni televiziv tha se protesta e studentëve është një tregues i mirfilltë, se në vend do të këtë një liri më të shtuar.

Për Lubonjën, studentët në takimet me Ramën nuk kanë treguar vetëm hallin e tyre, por të të gjithë shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij vuan nga një frikë e madhe.

“Ka evoluim në kuptimin se një pjesë e mirë e studentëve po shprehin një pakënaqësi më të madhe se e tyre, si për shembull keqqeverisja.  Përplasja e Ramës me studentët në Vlorë, tregoi  jo vetëm hallin e tyre, por edhe të shoqërisë. Studentët nuk janë politizuar saç duhet në kuptimin e mirë të fjalës.

Ka një koshiencë dhe një kuarajo për ti thënë gjërat dhe kjo është pozitive. Mendoj se Ramës nuk i ka ecur aq sa duhet  me atë që me dialog kërkon ti çojë në shtëpi studentët, sepse edhe përplasjet e studentëve kanë treguar shumë gjëra. Kjo iu jep kuarajo atyre për të rezistuar,” – shtoi më tej ai.