Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, lirohet pas tri orësh qarkullimi tek ‘Zogu i...

Tiranë, protesta e studentëve, lirohet pas tri orësh qarkullimi tek ‘Zogu i Zi’

Pas rreth 3 orësh, studentët kanë zhbllokuar qarkullimin e automjeteve tek ‘Zogu i Zi’.

Një grup studentësh kishin bllokuar rrugën që prej orës 14:00 të ditës së sotme në shenjë proteste.

Pas zhbllokimit të qarkullimit te makinave, studentët i janë drejtuar Kryeministrisë, aty ku po protestojnë prej 13 ditësh për plotësimin e8  kërkesave të tyre.