Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve: Kryeministri të mbledhë Kuvendin

Tiranë, protesta e studentëve: Kryeministri të mbledhë Kuvendin

Në ditën e dhjetë të protestës së tyre, studentët kanë vijuar sërish thirrjet para godinës së Kryeministrisë, duke i rezistuar kushteve atmosferike.

Duke mos pranuar kërkesat e përsëritura të kreut Rama për dialog, studentët i kanë bërë thirrje Parlamentit për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme, mbi shqyrtimin e kërkesave të tyre. Ata i kanë dhënë ultimatum kreut të qeverisë që të thërrasë deputetët nesër deri në orën 16:00 ose në të kundërt kërcënojnë me protestë kombëtare.

“Thërrisni deputetët. Të flitet aty për ne. Jemi të vendosur, nuk na përçan dot. Nëse deri në orën 16 nuk thërrisni parlamentin në shesh nuk do janë vetëm studentët. Do bëjmë protestë kombëtare,” – pohojnë njëzëri protestuesit.