Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, kryeministri Rama kritika rektorëve: Këtë s’ua kishim borxh

Tiranë, protesta e studentëve, kryeministri Rama kritika rektorëve: Këtë s’ua kishim borxh

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar rektorët dhe dekanët e universiteteve publike se nuk janë konsultuar me studentët për ligjin e ri të arsimit të lartë dhe për tarifat e studimeve. Sipas kryeministrit, vendimi i Këshillit të Ministrave lidhur me tarifat e studimit dhe tarifat provimeve të mbartura pasqyron pikërisht mendimet e vetë drejtuesve të univeristeteve.

“Së pari, arsyeja pse unë menjëherë u ndjeva keq dhe i thashë ministres së arsimit thirr urgjent dekanët për këtë VKM, sepse VKM-ja e bërë në maj ishte befasi për studentët, – ka thënë kryeministri Rama në një mesazh në kanalin e tij në YouTube. – Kjo do të thotë, është marrë vendimi për të vendosur një tarifë dhe nuk u është thënë studentëve. Nuk ka asnjë nen, tarifë të ligjit që nuk është konsultuar me dekanët dhe rektorët. Lindita Nikolla, si të gjithë të tjerat, ka të metat e veta, por është konsultuar për çdo gjë me ju, edhe për VKM, ndërsa ju nuk konsultoheni me studentët? Dua t’u them rektorëve dhe dekanëve, nuk ua kishim borxh këtë gjë.”