Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, kryeministri Rama kërkon sërish dialog

Tiranë, protesta e studentëve, kryeministri Rama kërkon sërish dialog

Kryeministri, Edi Rama është shprehur sot live në rrjetin social “Facebook” për një ftesë dialogu me studentët dhe pedagogët në lidhje me kërkesat e tyre.

“Jemi sot  në këtë momente të rëndësishme kur studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në protesë dhe po prej  3 ditësh që të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e mundur deri në këto moment. Është e para herë në historinë e protestave, kur qeveria, por protestuesit thonë se nuk duan të flasim. Unë jam këtu dhe besoj shumë fort se dialogu është i domosdoshëm. Do vijoj të komunikoj dhe të shpjegoj se pse dialogu është rruga e duhur. Qeveria nuk ka kërkuar negociata, por qeveria ka kërkuar dialog,. Studentëve iu them se ka një dallim: Negociohet me palëve në konflikt. Ka një dallim,. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Ne kemi qenë plotësisht në kuptimin e nevojave dhe adresimin e një problematike që është komplekse. Kemi domosdoshmërinë të komunikojmë. Fjala bie: Plotëso kërkesat. Cilat kërkesa?”, – shprehet Rama.

Por studentët refuzojnë vazhdimisht gjatë thirrjeve të tyre në protestë, se nuk do të marrin pjesë në dialogun e thirrur nga kryeministri Rama pa plotësuar kërkesat e tyre të parashtruara përmes 8 pikave, e ndërkohë këmbëngulin që politika të lihet jashtë protestës.