Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, Kryemadhi i drejtohet Ramës: Do largohesh si kufomë...

Tiranë, protesta e studentëve, Kryemadhi i drejtohet Ramës: Do largohesh si kufomë politike

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nga selia e forcës politike që drejton ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tallet me studentët dhe kërkesat e tyre. “Nuk do të falin ty kryeministër për këtë masakër që i bën brezit të ri, – ka thënë Kryemadhi. – Nuk do t’ju fali historia për këto të rinj që po shtyni jashtë vendit.”

Kreu i LSI ka reaguar edhe ndaj akuzave të kryeministrit, i cili ditët e fundit ka anatemuar shpesh edhe doktoraturën që Kryemadhi ka kryer. “Ty kryeministër, që gjithë jetën ke kopjuar fjalimet e të tjerëve, gjithë jetën ke zhgarravitur, se piktura s’ke bërë, s’do të ta falin ata studentë që kanë ndejtur tërë natën para Kryeministrisë për të protestuar, apo ata prindër që nuk përballojnë dot shpenzimet,” – ka theksuar kryetarja e LSI.

“Je fshehur pas emrit tim si hije e errët, por do të ikësh si kufomë politike, si hije e errët,” – ka vijuar deklaratën e saj Monika Kryemadhi.