Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, Duma: Rama, boll more nga ditët tona

Tiranë, protesta e studentëve, Duma: Rama, boll more nga ditët tona

Protesta e studentëve ka shtuar edhe më shumë debatin politik në vend. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka kritikuar ashpër kreun e ekzekutivit pas reagimeve të tij sot në Kuvend.

Ajo shkruan se studentët i dhanë një shuplakë të fortë turinjve Ramës, ndërsa shtoi se ky i fundit vijon të nxjerrë fytyra të reja sa herë përballet me kërkesat e studentëve.

“Ky është avazi i njeriut të pafytyrë që ditët tona i ka marrë, dhe që prej tyre ende do të vjedhë. Por dikush që ka lindur pas viteve ’90 prej ditësh po i thotë: Jo më. Boll more nga ditët tona. Fillo numëro të tuat,” – thekson deputetja Duma në profilin e saj në Facebook.