Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve: Do të rikthehemi në janar

Tiranë, protesta e studentëve: Do të rikthehemi në janar

Studentët i kanë dhënë fund për këtë vit valës së protesta të tyre, duke lajmëruar rinisjen e tyre në datën 7 janar kur nis zyrtarisht mësimi në auditore.

Shkaku kryesor i ndalimit të përkohshëm të protestës  është largimi i shumicës së studentëve pranë familjeve me rastin e festive, por kjo sipas tyre nuk e dobëson aspak kauzën studentore për aq kohë sa vijon bojkoti në të gjitha universitetet publike në vend.

Por ndërsa vendimi për shtyrë protestat pas vitit të ri është përqafuar nga shumica e studentëve pjesmarrës, në rradhët e protestuesve ka patur edhe elementë që deklaruan se do të vijojnë protestën pa shkëputje edhe në natën e vitit të ri.