Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, dita e 12-të para Kryeministrisë

Tiranë, protesta e studentëve, dita e 12-të para Kryeministrisë

Studentët e universiteteve publike kanë vendosur të çojnë kauzën e tyre deri në fund, duke vijuar kështu protestimin e tyre në ditën e 12-të, para godinës së Kryeministrisë, në orën 10:00.

Ata shprehen të bindur se do vazhdojnë protestat e tyre deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

Gjithashtu kanë paralajmëruar protestë masive të hënën edhe me pjesëmarrjen e qytetarëve. Ndërkohë ditën e djeshme studentët e fakultetit të Ekonomisë kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule me pretendimin se nuk i ka pritur në takim për të diskutuar problematikat.

Sakaq, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.