Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, cili do të jetë itinerari i sotëm

Tiranë, protesta e studentëve, cili do të jetë itinerari i sotëm

Sot protesta e studentëve hyn në ditën e dhjetë.

Disa prej tyre nuk i janë ndarë për asnjë moment protestës duke sfiduar të ftohtin e duke gdhirë natën, para godinës së Kryeministrisë.

Ata kanë paralajmëruar sërish mbledhje në Fakultetet e tyre, për të marshuar më pas drejt godinës së kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej duke pasur parasysh dhe kushtet e këqija atmosferike.

Studentët prej ditësh kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave dhe bëjnë thirrje se nuk do të ndalen derisa të realizohet përmbushja e tyre.