Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e studentëve, çfarë pritet të ndodhë sot

Tiranë, protesta e studentëve, çfarë pritet të ndodhë sot

Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë. Sot është dita e 11 që ata do të kërkojnë me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria.

Studentët vijojnë të jenë të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga Kryeministri.

Gjatë ditës së sotme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare.
Disa prej studentëve shprehen se do të protestojnë para kryeministrisë ndërsa disa të tjerë tek Zogu i Zi ky është edhe plani i krijuar nga studentët për ditën e sotme e cila është dita e 11 e protestës së tyre.